Pahor kundër ndryshimit të kufijve në Ballkan: Ndryshimet e kufijve në këtë pjesë të Europës nuk bëhen pa flijime!

Presidenti i Sllovenisë Borut Pahor shprehet kundër ridizenjimit të kufijve në Ballkanin Perëndimor, duke paralajmëruar se një gjë e tillë nëse ndodh nuk mund të përfundojë në paqe. “Me këtë qasje do të zvogëlohet rëndësia e debatimit të ri për ndryshimin e kufijve në Ballkan. Sipas mendimit tim ky proces nuk mund të përfundojë në mënyrë të paqtë. Me anëtarësinë e BE-së kufijtë mes shteteve bëhen më pak të rëndësishme dhe nuk ka nevojë për ndryshimin e tyre. Dimë nga përvoja që ndryshimet e kufijve në këtë pjesë të Europës nuk bëhen pa flijime. Besoj se ne udhëheqësit e kësaj Europe dhe të BE-së e kemi obligim që sot në këtë kohë më të komplikuar të japim ide të re si të zhvillohet më shpejt dhe më entuziastë” tha zoti Pahor para homologut të tij shqiptar Ilir Meta.
Presidenti i Sllovenisë ndodhet në Tiranë për një vizite pune në Shqipëri, në kuadër të përgatitjes së takimit të radhës të Procesit të Brdo-Brijunit, që do të mbahet më 17 maj 2021 Borut Pahor nënvizoi se e vetmja rrugë është integrimi sa më shpejt i tërë Ballkanit në BE. Sllovenia do të organizojë Samitin e ardhshëm të Procesit të Brdo-Brijunit më 17 maj dhe njëkohësisht do të marrë Presidencën e Bashkimit Europian më 1 korrik të këtij viti.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




