Tërmeti në Turqi. Përfundojnë kërkimet, 114 të vdekur, 1035 të plagosur

Ekipet e kërkim-shpëtimit kanë përfunduar kërkimet në godinat e shembura pas tërmetit tragjik që goditi Izmirin. 114 njerëz kanë humbur jetën, ndërsa 1035 janë plagosur . Mbi 100 vetë vijojnë të marrin vijojnë të marrin trajtim në spital.
Tërmeti i 30 tetorit prej 6.6 ballë e kishte epiqendrën në Detin Egje, në një thellësi prej 10 km shumë pranë ishullit grek të Samosit. Ai është shoqëruar nga mbi 1 mijë pasgoditje, ndërsa pati dhe një mini-tsunami, duke bërë që rrugët të përmbyten në Izmir.
Ndërkohë në terren u ngritur kampe me ccadra dhe kuzhina lëvizëse për të pastrehët dhe të të traumatizuarit. Turqia është ndër zonat sizmike më aktive në botë, ndërsa ka pësuar tërmete shkatërruese edhe në të kaluarën.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




