Angela Merkel merr pjesë në Samitin e Ballkanit Perëndimor

Kancelarja gjermane Angela Merkel do të marrë pjesë të martën , 10.11. 2020, në konferencën virtuale të Ballkanit Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit. Këtë e bëri të ditur të premten, 6.11.2020, në Berlin, zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Seibert. Seibert tha se tema e samitit do të jetë bashkëpunimi rajonal dhe bashkëpunimi ekonomik.
Samiti I Ballkanit Perëndimor zhvillohet në kuadër të Procesit të Berlinit, të cilin e ka iniciuar kancelarja gjermane Angela Merkel. Është konferenca e shtatë e Ballkanit Perëndimor, e cila këtë radhë zhvillohet në formal virtual për shkak të pandemisë.
Grindje mes organizatorëve
Konferenca e këtij viti zhvillohet nën hijen e mosmarrëveshjeve aktuale mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut. Dy vendet janë edhe organizatoret e këtij samiti. Bullgaria po pengon aktualisht fillimin e konferencës së parë ndërqeveritare të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE për shkak të disa mosmarrëveshje në lidhje me historinë dhe përkatësinë gjuhësore.
Në fillim të javës në Berlin u bënë përpjekje për të ndërmjetësuar midis palëve, por ato përfunduan pa sukses. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë, Maria Adebahr, tha të premten në Berlin se po punohet që të arrihet një zgjidhje, si ne Berlin ashtu edhe ne Bruksel.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




