Erdoğan bën bilancin e pasojave nga tërmeti

Në Turqi grupet e shpëtimit kanë nxjerrë 103 të shpëtuar nga rrënojat pas tërmetit në Egje. Fatkeqësisht numri i viktimave ka arritur në 37, ndërsa ai i të plagosurve 885. Hollësitë i ka dhënë presidenti Recep Tayyip Erdoğan, i cituar nga Anadolu Agency, pas një vizite në zonën e dëmtuar.
Ai tha se rreth 2,9 milionë dollarë u ndanë deri më tani për zonën e goditur nga tërmeti në Egje, por më shumë do të sigurohen sipas nevojës.
Presidenti , theksoi se 35 stacione lëvizëse janë dërguar në rajon, ndërsa 25 janë instaluar tashmë, duke shtuar se pasi të hiqen të gjitha rrënojat, do të fillojë puna për t’ua ndërtuar shtëpitë atyre që u shembën shtëpitë.
Erdoğan gjithashtu tha se Ministria turke e Arsimit do të merrte një vendim nëse do të vazhdonte ose jo pezullimin e arsimit në zonë.
Presidenti turk gjithashtu tha se konviktet janë në dispozicion për të prekurit nga tërmeti, nëse ata kanë dëshirë të qëndrojnë aty, duke shtuar se pas katastrofës, 88 vende kanë përcjellë mesazhet e tyre të solidaritetit.
Presidenti i Turqisë ka falënderuar “të gjitha vendet mike” që shprehën ngushëllime dhe gatishmëri për të ndihmuar pas tërmetit të fuqishëm që goditi Izmirin. “Falënderoj të gjitha vendet mike që shprehën mesazhe ngushëllimi me rastin e tërmetit në Izmir dhe që njoftuan gatishmërinë e tyre për të ndihmuar”, shkroi Erdoğan në Twitter.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




