Petkoviç : Serbia do të kërkojë takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së në lidhje me vendimin e Kosovës

Lajmi u dha nga drejtori i Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, i cili tha për mediat serbe se nesër Serbia do të kërkojë mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, për shkak “tensioneve ekzistuese”.
Ai tha se shteti i Serbisë do të bëjë gjithçka që serbët në Kosovë t’i marrin të ardhurat e tyre siç i kanë marrë deri më tani.
Ndër të tjera, Petkoviç, u shpreh se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka nisur një krizë me vendimin për ndalimin e dinarit serb.
Ai vuri në dukje se më shumë se 95,000 llogari të njerëzve në Kosovë marrin një lloj përkatësie nga Republika e Serbisë.
Do të luftojmë që të marrim shumicën e nevojshme të votave që të mbahet ajo seancë dhe arsyen pse kërkojmë një seancë e jashtëzakonshme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së është se me veprimet tona, me akte dhune që përshkallëzohen dita-ditës, Albin Kurti po pastron etnikisht popullin serb në Kosovë e Metohi ose, siç thuhet ligjërisht në konventa, po krijon kushteve të tëq pajetueshme për nënshtrimin e serbëve”,- ka thënë Petkoviç.
“Nuk dua t’ju them se çfarë pasojash ka kjo në arsim, në shëndetësi. Si do të sigurojnë këta njerëz pajisje për kopshte, shkolla, spitale”,- shtoi ai.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




