Lajçak: Pas Davosit, koha për t’u ripërqëndruar plotësisht në hapat e mëtejmë në dialog

I dërguari evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak ka folur rreth zgjerimit të Bashkimit Evropian(BE) me vendet e Ballkanit Perëndimor(BP) dhe procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.
Nëpërmjet një postimi në “Facebook” në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror (WEF) në Davos të Zvicrës, Lajçak shkruan se është koha për t’u fokusuar plotësisht në procesin e dialogut për normalizimin e raporteve.
“Diskutimet mbuluan një spektër zhvillimesh të rëndësishme të parashikuara këtë vit, sikurse brenda Ballkanit Perëndimor ashtu edhe në skenën globale. Por pas një jave magjepsëse të zhytur në perspektiva të ndryshme brenda ‘flluskave globale’ të mendjeve, tani është koha për t’u ri përqendruar plotësisht në hapat e ardhshëm në dialog”, shkroi ai.
Diplomati sllovak komenton se perspektiva e anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në familjen e madhe evropiane është reale, por shtoi se “një momenti nuk zgjat kurrë përgjithmonë”, duke iu referuar veçanërisht përmbushjes së pritshmërive të BE-së për shtetet që aspirojnë integrimet evropiane.
“Momenti aktual për zgjerim është real, por siç e dimë mirë, në politikë, një momentum nuk zgjat kurrë përgjithmonë. Prandaj, pyetja kryesore tani është nëse do të jemi në gjendje ta transformojmë këtë momentum në një cilësi të re të zgjerimit apo nëse do të humbasë fare”, shtoi ndër të tjera Lajçaku.
Lajçak thekson se është koha për dialogun.
“Davos ka dëshmuar gjithmonë të jetë një platformë e paçmuar për takime me miq, kolegë, partnerë dhe liderë nga rajoni dhe më gjerë. Diskutimet tona mbuluan gamën e zhvillimeve të rëndësishme që priten në këtë periudhë, si brenda Ballkanit Perëndimor, ashtu edhe në skenën globale. Por pas një jave të trazuar në “flluska” globale, tani është koha që të fokusohemi plotësisht në hapat e ardhshëm në dialog”, përfundon Emisari i BE-së Lajçak.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




