Sëmundjet kardiovaskulare – Mjeku kardiolog: Rritja e temperaturave ka sjellë shtim të rasteve

Sociale | 2 vite më parë

Ky është një rast urgjent, ku pacienti ka mbërritur paraditen e së martës në spitalin e Shkodrës, pasi ka shfaqur probleme kardiake. Ndërhyrja për kryerjen e koronarografisë ose ndryshe vendosja e unazave në zemër,  po kryhet në sallën e hemodinamikës nga mjekët e spitalit të Shkodrës.

Mjeku kardiolog Edi Smajlaj tregon se ditët e fundit për shkak edhe të rritjes së temperaturave ka pasur një shtim të pacientëve me sëmundje kardiovaskulare.

“Temperaturat e larta të motit ndikojnë në rendimin e pacientes në fjalë edhe pse pacientja është e njohur për këtë patologji”, tha mjeku kardiolog, Edi Smajlaj.

Të sëmurët kardiak duhet që të ndjekin edhe disa këshilla të mjekëve. Sipas bluzave të bardha edhe në muajin Gusht pritet që të ketë një shtim të pacientëve me probleme kardiake.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme