Tuma e Kamenicës, rreth 1 mijë vizitorë të huaj janë ndalur në nisje të sezonit veror

Rreth 1 mijë vizitorë të huaj janë ndalur për të vizituar Tumën e Kamenicës që prej nisjes së sezonit veror. Kjo Tumë është një monument kulture i kategorisë së parë dhe ka një rëndësi tepër të veçantë për historinë sepse është i vetmi muze natyror i këtij lloji në vendin tonë dhe përfaqëson monumentin mortor më të madh të llojit të vet në raport me 200 tumat e tjera të gërmuara në Shqipëri dhe në zonat e tjera fqinje të Ballkanit e më gjerë.
“Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore të Korçës, ka marr situatën e menaxhimit të sitit më të rëndësishëm arkeologjik. Janë vizitorë kryesisht të huaj brenda profesionit si arkeolog, profesor apo historian”, tha Florenc Cenolli.
Cenolli thotë se vizitorët janë nga e gjithë bota. Në tumën e Kamenicës janë evidentuar 400 varre, mbetje skeletorë të 430 individëve dha më shumë se 3500 objekte. Në këtë tumë ka dhe një pjesë të pa gërmuar ku mendohet të ketë edhe 400 varre të tjerë.
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




