Malet shqiptare tërheqin dhe gjermanët, veç natyrës vlerësojnë njerëzit, mikpritjen dhe ushqimin

Sociale | 3 vite më parë

Kohëve të fundit të shumtë janë turistët që zgjedhin të vizitojnë veriun e vendit. 

Dy miq, udhëtuan nga Gjermania drejt alpeve të Shqipërisë. Të informuar nga interneti për vendin tonë, turistët shprehen të mahnitur nga peizazhi piktoresk.

“Nga afër alpet janë brilante, e nuk e mendonim që do të ishte kështu. Ku sezon është perfekt për të shijuar natyrën e këtij vendi, Shqipëria është e kurorëzuar nga pishat e larta që të mbushin me frymë”, shprehet turisti.

Njerëzit për ta janë shumë miqësorë dhe të qeshur, shërbimi është në nivelin e duhur dhe ushqimi fantastik. Një gjë tjetër interesante janë çmimet, në krahasim me vendet e tjera. 

Është hera e parë për ta dhe janë të kënaqur. Turistët do të kthehen në Gjermani me përshtypjet më të mira si dhe do t’ua sugjerojnë familjarëve dhe rrethit të tyre shoqëror për t’a vizituar vendin tonë.

/rtsh/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme