Omeri: Të rejat kanë tendencë që të gënjejnë gjinekologun kur i pyesim a kanë kryer marrëdhënie dhe më pas dalin shtatzënë

Sociale | 3 vite më parë

Projektligji për shëndetin riprodhues dhe abortin është diskutuar në emisionin e kësaj të enjte (25 prill) në emisionin “Jetë Shqiptare”. E pranishme në studio, mjekja obstetër-gjinekologe, Xhensila Omeri u shpreh se ajo që e ka surprizuar nga ky projektligj është ulja e moshës së pavarësisë për aborte te adoleshentët deri në 16 vjeç, pa patur nevojë për konfirmim nga prindi.

Sipas mjekes, në raste të tilla nevojitet prania e prindit, pasi adoleshentët kanë tendencë edhe të gënjejnë mjekun për t’u shfajësuar, në rastet kur ndodhen në pozita të vështira.

“Na ka surprizuar disi ulja e moshës së pavarësisë për aborte te adoleshentët deri në 16 vjeç pa të drejtën e prindit. Një adoleshent mund të thotë që nuk ja them dot prindit sepse do më rrahin, do më përzënë nga shtëpia…, ne kërkojmë praninë e prindit, edhe kur bëhet një vizitë gjinekologjike preferohet që fëmija të jetë nën praninë e prindit sepse adoleshenti kanë tendencë ta gënjejnë mjekun. Pacientja ka qenë shtatzënë, unë e pyes a ke kryer marrëdhënie shëndetësore dhe ajo thotë jo. Ka gjithmonë tendencë të gënjejë, ta çorientojë mjekun gjinekolog”, u shpreh ajo.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme