Sezoni turistik në Lezhë – Ndahen parcelat e plazhit, nuk do ketë tolerime ndaj shkelësve të ligjit

Sociale | 3 vite më parë

Pjesa më e madhe e bregdetit të Lezhës do të shfrytëzohet nga subjektet private edhe gjatë sezonit turistik të këtij viti. Ndarja e parcelave është bërë dhe vijon lidhja e kontratave të reja me subjektet që do të shfrytëzojnë rërën.

Ky fakt bëhet i ditur nga autoritetet e bashkisë, sipas të cilëve ka patur një interes të lartë për shfrytëzimin e plazhit nga privatët.

Bashkia Lezhë bën me dije se nuk do të ketë tolerime ndaj subjekteve që nuk respektojnë kriteret e përcaktuara në kontrate, çka është më kryesorja vrojtuesi i plazhit. 

Në të gjithë bregdetin e Lezhës me gjatësi 26 km nga Rana e Hedhun deri në Tale ka mbi 200 stacione plazhi, ku referuar ligjit në fuqi 80 përqind do të shfrytëzohen nga privati dhe 20 përqind do të jenë plazhe publike.

/rtsh/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme