Një jetë pranë tufës së dhive, 81 vjeçari Dajçi nga Hasi: Mbarështimi i dhive është me leverdi

Në jetën baritore të 81 vjeçarit Xhemali Dajçi, nga fshati Dajç i Hasit, që shtrihet në bjeshkët e Pashtrikun të largët, në kufi me Kosovën, shtimi i tufës së dhive është një ditë e mbarë, dhe e begatë. Bariu i përjetshëm kujdeset për kecin e sapolindur.
Baci, siç e thërrasin më të vjetrin e fshatit familjarët e bashkëfshatarët, kishte një familje të madhe dhe po mundohet ta mbajë një pjesë të saj të lidhur fort me kullën e vjetër dhe me tufën e dhive.
Fshati që dikur kishte 30 shtëpi, që merreshin më blegtori, dhe mbarështonin dhinë e njohur autoktone të Hasit, tashmë është tkurrur dhe këtu jetojnë vetëm tre familje. Banorët ë shpërndarë nëpër botë e Tiranë, mund ti rikthehen traditës nëse infrastruktura do jetë më e mirë.
Aktualisht në Has mbarështohen rreth 5 mijë kokë dhi në 25 tufa, nga 30 mijë krerë që kishte ky rreth në vitin 1990. Natyra dhe kullotat në këto zona favorizojnë rritjen e blegtorisë, por kërkohet zhvillimi i infrastrukturës dhe mbështetje për blegtorët, që një pasuri e rrallë si dhia e Hasit, të japë të ardhura për banorët, e të plotësojë kërkesat e tregut me prodhime blegtorale vendore.
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




