Investimet publike në bashkinë Patos, 1.4 milionë euro për infrastrukturë rrugore e sheshe pallatesh

Sociale | 3 vite më parë

Në 10 muaj punë që nga marrja e mandatit kreu i bashkisë Patos thotë se janë realizuar disa investime në vepra publike, kryesisht infrastrukturë rrugore.

Janë rehabilituar me të gjitha punimet e nevojshme, mbi e nëntokësore, 10 sheshe pallatesh e synojnë që deri në fund të 2025-ës të mos ketë shesh të pa rehabilituar.

Ndër projektet më të rëndësishme për vitin 2024, kreu i bashkisë veçon ato për përmirësimin e lagjes së re, e cila deri tani ka patur mungesa të mëdha infrastrukturore.

“Këtë vit kemi planifikuar edhe kthimin e rrjeteve të kanalizimeve të ujërave të ndotura. Jemi në fazën përfundimtare të procedurës për rehabilitimin e pjesës jugore të lagjes së Vreshtit. Aktualisht është duke u projektuar edhe projekti për pjesën veriore të lagjes”, u shpreh kreu i bashkisë.

Investime janë parashikuar edhe për pjesën veriore të lagjes “Naftëtari”, e punimet këtu pritet të fillojnë në verë.

Vlera e gjithë investimeve të parashikuar kap shifrën 1.4 milionë euro.

/rtsh/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme