Libohova destinacion për turistët e huaj, Çano: Gjatë 2023-shit 16 mijë, sivjet pritet dyfishim

Libohova ka rritur pritshmëritë për turizmin. Sipas Arjan Çanos specialist i turizmit në këtë bashki, vitin e kaluar Libohovën e vizituan më shumë se 16 mijë turistë, shifër që këtë vit pritet të dyfishohet.
“Në çdo vit po shohim një trend rritje dhe kjo për efekt të prurjes së madhe të turistëve vendas dhe të huaj. Po hapen bujtina të reja, ambjente të reja dhe po zhvillohet vendi”, tha Çano.
Kjo bashki ofron për vizitorët e huaj edhe turizmin rural, vizitorët e huaj janë tepër të interesuar për këtë lloj turizmi” pohon Çano dhe Libohova e ka mundësinë për ta zhvilluar më tej fal produkteve bio që fshatrat kanë historisë trashëgimisë kulturore e të tjera.
“Në bashkinë Libohovë ka disa fshatra që kanë interes turistët”, shtoi ai.
Vitin e kaluar Libohovën e vizituan më shumë se 16.000 vizitorë ndërkaq objektet më të vizituar ishin ata të trashëgimisë historike e kulturore, të kultit dhe natyrës e të tjerë.
RTSH
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




