Rama dhe Manastirliu inspektojnë shkollën e re “Demokracia” në Valias, ministrja: Përfundojnë këtë vit 100 objekte arsimore

Sociale | 3 vite më parë

Ka hapur dyert shkolla e re 9-vjeçare “Demokracia” në Valias, Kamëz, e cila është rindërtuar nëpërmjet Programit të Rindërtimit, financuar nga Qeveria.

Të pranishëm në inspektimin e kompleksit arsimor në Valiasin e ri ishin Kryeministri Edi Rama, Ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu, Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla dhe Kryetari i Bashkisë Kamëz Rakip Suli.

“Kjo shkollë është një prej 38 objekteve arsimore që janë rindërtuar në Bashkinë Kamëz. Për vitin 2024-2025 hapim kantieret për 40 shkolla, palestra dhe terrene sportive, ndërkohë që përfundojmë projektet sa i përket rindërtimit, por edhe me mbështetje të partnerëve tanë, 100 objekte arsimore në gjithë vendin brenda 2024”, tha Ministrja Manastirliu.

Ky kompleks arsimor i shtrirë në 4,400 m2, përfshin përveç shkollës 9-vjeçare “Demokracia” edhe kopshtin dhe çerdhe që tashmë kanë hapur dyert për 700 nxënës, fëmijë, mësues dhe edukatorë.

Shkolla 9-vjeçare “Demokracia” është një investim i qeverisë shqiptare prej 380 milion lekë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme