VIDEO- I moshuari dhe 30 ditët e agjërimit, praktikat e besimit gjatë kohës së diktaturës

Besimi nuk njeh moshë. I tillë është dhe për 84- vjeçarin, Rexhep Xhafa nga Elbasani që ka mbi 30 vite që agjëron në muajin e shenjtë të Ramazanit.
Ai është plot 84 vjeç, por mosha nuk e ka penguar që edhe këtë muaj të shenjtë të Ramazanit të agjërojë.
Rexhep Xhafa nga Elbasani prej më shumë se 30 vitesh është praktikon fenë myslimane dhe agjëron çdo vit! Ai thotë se të agjërosh në moshën që ka është e vështirë, por besimi e mund vështirësinë.
Rexhepi vjen nga një familje e devotshme myslimane, e cila edhe në kohën e diktaturës nuk hoqi dorë, edhe pse frika nga regjimi i kohës ishte e pranishme. Por kjo nuk e trembi babanë e tij që të vijonte të agjëronte në fshehtësi.
Të besuarit në Zot dhe të praktikosh fenë e sheh si një aspekt shumë pozitiv për të rinjtë.
84- vjeçari Rexhep Xhafa është një shembull se si besimi mund vështirësitë në çdo kohë. Rexhepi thotë se së bashku me të agjërojnë edhe pjesëtarë të tjerë të familjes.
/rtsh/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




