Sekreti i jetëgjatësisë, 97-vjeçari përmetar Veiz Dervishi tregon historinë e tij

Sociale | 3 vite më parë

Është 97 vjeç, Veiz Dervishi nga Përmeti dhe kujtesa e tij është për tu lavdëruar. Edhe pse në moshë gjendja e tij duket mjaft e mirë. Ai na tregon sekretin e jetëgjatësisë së tij.

“Më ka mbajt ajri i pastër, mëngjesin e filloj me një lugë mjaltë dhe pi një gotë qumësht, e më pas pi një vezë rrufë e pastaj një kafe me një gotë raki. Drekën e ha në orën katër”, shprehet i Dervishi.

Veizi ka qenë partizan në moshën 16 vjeçare në vitet 1943 dhe sot flet për ato kohëra të vështira.

Përkushtimi dhe dashuria që ka dhënë Veiz Dervishi gjatë gjithë jetës 6 fëmijëve te tij, tani duket se po i rikthehet, pasi në asnjë moment të ditës ky i moshuar nuk mbetet vetëm.

Kënaqësia më e madhe që ndjen ky 97- vjeçar është kur shtëpia e tij mbushet plot jo vetëm me nipër e mbesa por edhe me stërnipa.

Gazetare : Leonida Koçiu

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme