Peshtani, fshati që po zhvillon agroturizmin, rritet numri i vizitorëve por mungon akomodimi

Sociale | 3 vite më parë

Fshati Peshtan në Tepelenë është përfshirë në projektin 100 fshatrat. Me pasuri e bukuri të rralla që natyra e i ka falur dhe me përmirësimin e infrastrukturës, shtohen mundësitë për investime në turizmin malor.

Duke parë fluksin e turistëve kërkohet shtimi i bujtinave dhe investimeve në këtë sektor nga vetë banorët dhe bizneset vendase.

Zonja Mira Muke në bujtinën e saj ofron kulinarinë dhe traditën peshtanase, por dhe një pjesë të historisë së luftës, duke apeluar për më shumë investime në këtë sektor.

Peshtani, fshati më bukuri dhe histori të rralla është një ndër perlat e jugut të vendit që shtrihet në Grykën e Mezhgoranit, përballë majës së Golikut, në vendbashkimin e lumenjve të Zagorisë dhe Vjosës.

Natyra është treguar dorëlëshuar duke i falë shumë bukuri vendit më shumë histori e trashëgimi, që për ditë e më shumë po orientohet nga zhvillimi agro- turizmit, dhe turizmit tradicional.

Znj. Mira ka ngritur bujtinën e saj ne Pështanin e përfshirë në projektin “100 fshatrat”, dhe është shtëpia e pritjes së vizitorëve të shumtë që duan të qëndrojnë qoftë dhe një natë në Peshtan.

Ajo ka mbetur në kënaqur nga puna që pati vitin e kaluar më shumë vizitorë dhe të ardhura që ata sjellin.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme