Durrësi vijon të mbetet destinacion i preferuar, problem sigurimi i fuqisë punëtore

Sociale | 3 vite më parë

Durrësi vijon të mbetet destinacion i preferuar për shumë qytetarë. Pushimet e fundjavës dhe moti me diell ka bërë që qytetarë të grumoshave të ndryshme të vizitojnë plazhin. Pas ndryshimeve që ka pësuar zona është bërë mjaft e frekuentuar nga banorët  vendas por edhe të qyteteve të tjera

Zona e plazhit këtë periudhë përveç frekuentohet shumë edhe nga vizitore të huaj.

Një çift vizitorësh nga Polonia pohojnë se Durrësi dhe Shqipëria janë një nga destinacionet kryesore turistike të bashkë atdhetarëve të tyre.

“Erdhëm për një fundjavë të gjatë, 3 ditë. Ne kemi pashkët në Poloni dhe menduam të vijmë në Shqipëri. Këtu çdo gjë është shumë mirë, kushtet, moti, plazhi. Edhe qyteti na pëlqen, çmimet janë shumë të mira. Tashmë  për Shqipërinë dhe Durrësin gjen shumë informacion në vendin tonë. Është bërë një destinacion i preferuar, është më i njohur se çka qenë më parë. Ushqimi është i shkëlqyer, në restorantin që ishim ne, ishte çdo gjë super”, shprehet çifti nga Polonia.

Nga përgatitjet dhe rezervimet që janë bërë deri në këtë periudhë të vitit, mendohet që do të kemi sërish një bum turistik, ndërsa në lidhje me shifrat, ato do të tejkalohen krahasuar me vitin e kaluar. Problem i vetëm duket se është sigurimi i fuqisë punëtore nga ana e bizneseve që operojnë në fushën e hoteleri-turizmit.

/rtsh/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme