Dekor trëndafilash në bashkinë Maliq, shtohen sipërfaqet e mbjella me këtë lule

1000 trëndafila i janë shtuar qytetit të Maliqit dhe njësive administrative në kuadër të mbjelljeve të këtij viti, pasi bashkia ka vendosur të krijojë një ambient më të bukur duke shtuar sipërfaqet e mbjella me lulen aromatike.
Sipas Besnike Çukës e cila është mbikëqyrëse për pastrim gjelbërimin në bashkinë Maliq, sipërfaqet më të mëdha me trëndafila janë mbjellë në qytetin e Maliqit ndërkohë që do të mbillen edhe në qendrat administrative Pirg, Vreshtas, Pojan si dhe në njësitë e tjera.
“Ne kemi një aksion sot për mbjelljen e trëndafilave, pothuajse në të gjitha njësitë e bashkisë Maliq, këtu jemi në një nga lagjet e qytetit, duhet të kujdesemi gjithmonë për të pasur një qytet të bukur. Aksionin e kemi shtrirë edhe në njësitë e tjera si në Pojan, në Pirg, në Libonik dhe nesër na mbetet vetëm njësia e Vreshtasit”, tha përgjegjësja e pastrim-gjelbërimit, Besnike Cuka.
Gjatë këtij viti nga ana e bashkisë së Maliqit janë mbjellë edhe sipërfaqe të konsiderueshme me fidanë të ndryshëm, kryesisht për të ripyllëzuar zonat e dëmtuara.
Gazetar: M. Mirashi
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



