Investime në bujqësi, shtohen afro 2.200 hektarë sipërfaqe të mbjella në Sarandë

Kushtet klimetariko tokësore dhe pozicioni ku shtrihen rreth 2335 ha , tokë, si dhe investimet në këtë sektor së bashku me interesimin e fermerëve për mbjelljen e tokës, e bëjnë Sarandën bashkinë e parë në vend me afro 92 % të tokës së punueshme e të mbjellë me kultura bujqësore, në shifrat 2166 hektarë.
Drejtori i këtij institucioni Mustafa Lama thotë se fermerët gjithnjë e më shumë po shtojnë sipërfaqet e mbjella, falë dhe punë që bëhet për vaditjen, kanalizimin dhe kullimin e tokës bujqësore.
“Ne menaxhojmë 205 km kanale nga të cilat kemi një plan pune vjetor që behet pastrimi i kanaleve vaditëse dhe kulluese’, tha ai.
Prioritet në këtë drejtori ka qenë dhe ruajtja dhe menaxhimi I pasurive pyjore e kullosore që zënë një sipërfaqe prej 1777 ha. Në kushtet e reja të orientimit të bujqësisë dhe blegtorisë dhe ruajtjes së shëndetit të konsumatorit drejtoria e Bujqësisë në Sarandë po riformatohet për t’iu përgjigjur sa më mirë zhvillimeve dhe problemeve në këto sektorë.
“Ndryshimet specifike që janë bërë në këtë sektor është ai në shërbimi pyjor, ku është shtuar Inspektoriati i monitorimit të pyjeve dhe kullotave”, tha Lama.
Në Sarandë por dhe në bashkitë fqinjë të saj tradicionalisht agrumet ullinjtë kanë qenë bimët tradicionale që kultivohen në nga fermerët, por kohët e fundit ata po eksperimentojnë dhe në kultura të reja duke shfrytëzuar kushtet e mira, përvojën e marrë jashtë vendit të gërshetuar më traditën dhe mbështetjen me subvencione dhe grante nga projektet e qeverisë dhe donatorët.
Gazetare: Silvana Spaho
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



