Zhvendosja e urës së re mbi Drin, qytetarët shprehen të kënaqur për ritmet e ndërtimit

Sociale | 3 vite më parë

Pritjes për zhvendosjes e urës së re mbi Drin po i vjen fundi. Ditën e djeshme është bërë e mundur nga firma kontraktore heqja e varkës mbajtëse nga njëra anë, ndërsa sot (10 mars) po punohet për largimin e varkës tjetër mbajtëse pasi ka mbetur shumë pak metra dhe nuk nevojiten më për të mbajtur peshën gjatë zhvendosjes.

I gjithë ky proces është bërë i mundur nga aktivizimi i të gjitha forcave punëtore për të mbaruar në kohë vendosja e urës në bazamentin e saj.

Aktualisht gjatë kalimi nga ura ekzistente të shumtë janë udhëtarët që ndalojnë për ta fotografuar e për ta parë nga afër, opinioni i tyre është tejet pozitiv edhe pse nuk ka përfunduar akoma.

Harku që përshkon urën me një lartësi prej 56 metrave me kavo celiku tërheq dhe bie në sy si një urë jo e zakonshme. Po ashtu edhe gjatësia me 310 metra e shoqëruar me katër korsi do ta përmbushë përkufizimin të quhet ndër urat më unikale të Ballkanit.

Gazetar: Dashmir Shehu

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme