Dhuna ndaj grave, Shoqëria Civile kërkon funksionimin e mekanizmit të referimit

Katër gra e vajza shqiptare humbën jetën gjatë dy muajve të parë të këtij viti, si pasojë e dhunës apo vrasjes nga bashkëshortët ose bashkëjetuesit.
Situatën e dhunës me bazë gjinore shoqëria civile konsideron të rëndë, duke qenë se shifrat e denoncimeve vijnë çdo ditë e në rritje.
Sipas organizatave që fokus kanë këtë target grup, duhet patjetër funksionalizimi real i sistemit të referimit.
Gjatë vitit 2023 ishin 12 gra e vajza që humbën jetën si pasojë e dhunës.
Ndërsa në muajt janar-shkurt janë 629 vajza dhe gra që kanë denoncuar dhunën ndërsa numri i rasteve të dhunës brenda familjes është 890.
Sa i përket urdhrave të mbrojtjes, janë 465 të dëmtuar, nga të cilat 350 janë vajza dhe gra.
Lidhur me krimet seksuale, janë 125 në total, prej të cilave 103 janë gra dhe vajza.
/rtsh/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




