Ura e re mbi Drin – Edhe pak metra prek bregun tjetër, vlerësohet nga sytë kureshtarë

Punimet me intensitet të lartë, po bëjnë të mundur zhvendosjen e urës së re mbi Drin brenda këtyre ditëve, që ishte parashikuar nga momenti i devijimit të qarkullimit për automjetet që përshkojnë trasenë e rrugës së Kombit.
Procesi i zhvendosjes është në metrat e fundit që Ura të vihet në bazamentin e saj. Që nga momenti kur ka filluar të zhvendoset numri ka qenë i lartë i qytetarëve për ta parë nga ana e sipërme e ndërtesës së turizmit të ri.
Qytetarët e vlerësojnë si një vepër të madhe që do t’i shërbejë Shqipërisë dhe vendeve të tjera.
Përfundimi i kësaj urë shërben për lehtësimin e trafikut, e cila përmban katër korsi si dhe i jep një vlerë më të shtuar qytetit duke ditur që është emërtuar si më të veçantat në rajon e këtë përkufizim e merr nga përmasat gjigande si dhe të gjithë komponentët si konstrukti prej celiku apo edhe harku me kavo pa pikë mbështetëse në mes.
Gazetar: Dashmir Shehu
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




