“Unë tregoj”, fushata e bashkisë së Tiranës për t’i thënë jo ngacmimit seksual

Sociale | 3 vite më parë

Në prag të 8 marsit Bashkia e Tiranës ka nisur një fushatë të hapur kundër ngacmimit seksual të titulluar “Unë tregoj”.

Fushata është projektuar nga Albania Woman in Audiovisual në kuadër të programit të përbashkët të Kombëve të Bashkuara.

T’i japim fund dhunës ndaj grave.

Fushata ka në qendër mesazhe publike nën sloganin ky qytet nuk hesht të vendosura në pika kyçe të qytetit me mbishkrime me titullin ngacmimi seksual është krim dhe dënohet me burgim.

Veç numrit të Policisë së Shtetit janë vendosur dhe dy linja të këshillimit përkatësisht për gratë dhe fëmijët në mënyre që të ofrohet ndihmë për personat që kanë përjetuar ngacmim seksual.

Fushata do të zgjasë 30 ditë dhe do të vijojë me serinë e podcasteve “Unë tregoj.

RTSH


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme