Numër i lartë divorcesh në Korçë – Gjatë vitit 2023 u depozituan në gjykatë 402 kërkesa

Sociale | 3 vite më parë

Burime pranë gjykatës së Korçës bëjnë të ditur se gjatë vitit 2022 janë depozituar 398 kërkesa ndërkohë që në vitin 2023 ka pasur 402 depozitime për zgjidhje martesash.

Të njëjtat burime thanë se numri më i lartë i kërkesave për divorc vijnë nga zonat rurale ndërkohë që kërkesat janë më të stabilizuara në Korçë e Pogradec. Ndër arsyet kryesore të kërkesave për zgjidhje të martesave, janë tradhtia, emigracioni dhe kushtet ekonomike.

“Shkaku kryesor mendoj lidhet me rrjetet sociale, ka dhe raste që lidhen me shkaqe ekonomike, por edhe mungesë e jetesës së përbashkët që vjen nga fenomeni i emigracionit”, tha avoka Aleko Pepo.

Ekspertët e fushës shtojnë se nuk mungojnë rastet kur shkak i zgjidhjes së martesës është edhe dhuna e ushtruar nga ana e bashkëshortit, por këto janë më të pakta në numër. Një problem jo i vogël mbetet detyrimi që bashkëshortët kanë për fëmijët e tyre pas divorcit.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme