Periudha e mbjelljes së perimeve – Çmimi i farërave u rrit me rreth 100 lekë për kg

Tashmë është periudha e mbjelljes së perimeve deri në muajin maj. Sipas Çelik Stanishës, specialistit të bujqësisë, kjo kohë është e përshtatshme për fermerët që duan të mbjellin perime si qepë, patate apo edhe perime të tjera.
“Më shumë tani marrin qepë dhe patate për mbjellje apo sallatë dhe spinaq pasi është sezoni”, tha specialisti i bujqësisë Çelik Stanishës.
Këtë vit çmimet kanë pësuar rritje me rreth 100 lekë të reja më shumë.
“Vjet ka qenë 2500 qepa sivjet 3500 edhe patatja në rritje ndërsa të tjerat jo”, tha Çelik Stanishës.
Sipas Stanishës ka rënë edhe fuqia blerëse. Në këtë muaj, rëndësi i jepet mbjelljes së tokave kryesisht me perime.
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




