Fisha diabeti falas për rreth 4000 pacientë, shpërndarja në farmaci

Sociale | 3 vite më parë

Rreth 4000 pacientë në bashkitë Korçë, Kolonjë dhe Devoll përfitojnë falas fishat e diabetit për matjen e nivelit të sheqerit në gjak.

Prej një viti tashmë po kryhet shpërndarja e tyre në farmaci ndërsa është mirëpritur nga personat që vuajnë nga kjo sëmundje.

Kjo për vetë faktin se këto fisha janë qenë të kushtueshme dhe një personi diabetik, mund t’i duhet të kryejë matjen e nivelit të sheqerit edhe disa herë në ditë.

Personat mbi 65 vjeç që trajtohen me terapi me kokrra përfitojnë një kuti në 4 muaj, ata që trajtohen me insulina, një kuti në muaj ndërsa personat deri në 24 vjeç që trajtohen me insulinë, përfitojnë 1 kuti me fisha në muaj, ndërsa glukometri ofrohet vetëm një herë falas.

Gazetare: Geralda Sali

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme