Nënat minore në Elbasan – 28 vajza nën 18 vjeç u bënë nëna gjatë vitit të shkuar

Sociale | 3 vite më parë

Të bëhesh me fëmijë ndërsa je ende vetë fëmijë. Fenomeni i lindjeve në moshë minorene jo vetëm është I pranishëm në Elbasan, por gjatë vitit 2023 numri i lindjeve nga vajza që nuk kanë mbushur të 18-tat është dyfishuar.

“Vitin e kaluar kemi pasur 28 raste të vajzave për të lindur nën moshën 18 vjeç. Një vit më parë kemi pasur 12 po ashtu ka qenë edhe në vitin 2021”, tha mjeku Olgert Alla.

Mjeku Olgert Alla na njeh me rrisqet që përballet nëna por dhe foshnja e saj, teksa kryen një lindje në moshë jo të maturuar.

“Kemi pasur një rast, një vajzë ka mbetur shtatzënë në moshën 16 vjeçare jemi detyruar të bëjmë operacion dhe solli në jetë një fëmijë shumë të vogël”, u shpreh mjeku Alla.

Bluzat e bardha thonë se për të minimizuar fenomenin është e domosdoshme një fushatë që të përfshijë familjen-shkollën dhe strukturat spitalore, ndërsa referuar rasteve ajo që vihet re është që lindjet më të shpeshta te nënat minorene janë në komunitetin rom. Lindjet jo në moshë madhore përballen me probleme të shumta sociale-ekonomike deri te ato shëndetësore.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme