Kultivimi i qepës – Fermerët shtojnë sipërfaqet me këtë kulturë bujqësore

Prodhimi i qepës nga fermerët e Korçës vitet e fundit ka qenë i mbarë ndërsa pozitivisht ka ecur dhe shitja e prodhimit. Ky fakt ka shtyrë fermerin Romi Myrtollari që të shtojë sipërfaqet e mbjella me këtë kulturë bujqësore. Ai ka përgatitur tashme një sipërfaqe toke prej 1.5 HA për t’i mbjellë me qepë, ndërsa në fidanishten e tij ka mbjellë tashmë farën e qepës për të prodhuar fidanët për mbjellje.
“Themi ti shtojmë nga pak meqë jemi stabilizuar edhe këtu në Shqipëri. Qepët kryesisht i shesim në Tiranë dhe Vlorë”, thotë fermerët.
Fermeri nga fshati Porodinë, kultivon edhe domate. Ai ka përfshirë edhe teknologjinë e re për kryerjen e një sërë procesesh si ujitjen apo dhe mbjelljen e kulturave.
Veç qepës dhe domates, ai kultivon edhe patatet, por në sasi më të vogël, për konsum familjar. Fermeri merret me bujqësi që prej 15 vitesh, pas kthimit të tij nga emigracioni.
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




