Tradita që tërheq turistët – Muzeu etnografik në Elbasan së shpejti me sistem audio

Sociale | 3 vite më parë

Muzeu etnografik i Elbasanit si dhe shtëpia e muze e “Aleksandër Xhuvanit” do t’i nënshtrohen restaurimit të plotë përgjatë muajve në vijim.

Lajmi bëhet i ditur nga drejtori i Trashëgimisë Kulturore në Bashkinë e Elbasanit, Artur Guni i cili thotë se veç këtyre dy objekteve me rëndësi të veçantë për trashëgiminë kulturore të Elbasanit gjithashtu do të ketë ndërhyrje edhe në kalanë historike të qytetit.

Risi do të jetë vendosja e sistemit audio përmes të cilit turistët do të kenë mundësinë edhe të dëgjojnë historinë e objekteve që do të shohin.

Aktualisht në muzeun etnografik të Elbasanit janë mbi 600 objekte të ekspozuara por sipas drejtorit të trashëgimisë kulturore numri i objekteve do të shtohet duke u pasuruar kryesisht me veshjet tradicionale të Elbasanit.

Si një qytet që nuk ka dalje në det, vazhdimisht bashkia e Elbasanit lobon në promovimin e pikave historike kulturore të cilat ky qytet i ka të shumta e që përbëjnë atraksionin kryesor për zhvillimin e turizmit.

RTSH


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme