Shtohet një festë zyrtare – Parlamenti do të votojë 22 nëntorin si ditë feste kombëtare

Javën e ardhshme parlamenti vendos përfshirjen e datës 22 Nëntor ne kalendarin e festave zyrtare te republikës. Ne relacionin e paraqitur ne parlament dhe qe pritet te votohet te enjten e ardhshme eshte bere saktësimi i një ndryshimi ne LIGJIN e vitit 1992 “Për Festa Zyrtare e Ditët Përkujtimore”.
Akti qe eshte paraqitur ne formën e një projektligji ka si synim vendosjen e datës 22 nëntor – të njohur si dita e Alfabetit, si festë zyrtare në Republikën e Shqipërisë.
Kjo ditë e cila u njësua në Kongresin e Manastirit, thotë relacioni i kuvendit, e njohur tashmë si festë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, e propozuar si e tillë me këtë projektligj edhe në Shqipëri, synohet të jetë tradicionale dhe të marrë sa më shumë jehonë në mbarë trevat shqiptare. 22 Nëntori, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, është një nga datat më të rëndësishme ne historinë tone kombëtare, thuhet ne dokumentet qe disponon kuvendi.
Kongresi i Manastirit shënohet si ngjarja qe ktheu ne institucion alfabetin e gjuhës shqipe. Me këtë projektligji 22 nëntori përcaktohet si festë zyrtare. Projektligji është hartuar nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme.
Gazetare S.Agostini
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




