Të rinjtë veterinerë – Dashuria për kafshët i orientoi për profesionin

Antea Kaloshi dhe Eduart Luka janë pjesë e gjeneratës së re të veterinerëve në Shkodër. Antea, vetëm 24 vjeç. Menjëherë pas përfundimit të shkollës së lartë u bë pjesë e autoritetit të veterinarisë dhe mbrojtjes së bimëve.
“Kur fillova mjekësinë veterinare, i kam shumë pasion kafshët dhe arsyeja pse unë u regjistrova në shkollën e mjekësisë veterinare është se doja të isha sa më afër kafshëve që kishin nevojë për ndihmë”, tha mjekja veterinere Antea Kaloshi.
Për Antean është tejet e rëndësishme që të duash kafshët. Pasi vetëm në këtë mënyrë mund tu shërbesh atyre. Të jesh veteriner konsiderohet si profesion mashkullor, por vitet e fundit qasja ka ndryshuar. Një ditë ajo synon të ketë klinikën e saj.
Mjeku veteriner Eduart Luka po ashtu jeton dhe punon në zonën e Bushatit. Profesioni i mjekut veterinar do e shoqërojë gjithmonë.
“Duke parë punën, duke parë të ardhurat ekonomike që të ofron ky profesion këto vitet e fundit e kam hequr nga mendja largimin nga vendi”, tha Eduarti.
Me punën dhe përkushtimin e tyre Antea dhe Eduarti synojnë të bëhen shembull për të rinjtë në mbar vendin.
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




