Bie informaliteti në punë – Kontrollet e IPSHSH Gjirokastër masa subjekteve në shkelje

Sociale | 3 vite më parë

Evidentimi i punonjësve informal , minimizimi  i personave pa kontrata pune  si dhe punësimi I të miturve kanë qenë në fokus të kontrollove që drejtoria  e inspektoratit të punës në qarkun e Gjirokastrës ka ushtruar gjatë vitit 2023. Drejtori i këtij inspektorati , Arben Gushi na bën me dije se gjatë këtij viti nga 576 inspektimet e bëra rezulton se  3.4% punëmarrësve kanë rezultuar pa kontrata pune , shifër kjo krahasuar me vitin 2022 ka ardhur ne ulje.

Për sa i përket punësimit të të miturve nuk kanë munguar rastet ku persona nën 18 kanë rezultuar të punësuar në shkelje me legjislacionit e punës .

Duke ju referuar problemeve  që kjo drejtori ka hasur gjatë inspektimeve në subjektet e punësimit , ka marrë masat  duke i pezulluar , gjobitura apo dhe mbyllur subjekte të tilla.

Ndërkohë minimizimi i formave te punësimit që vijnë në kundërshtim me legjislacionin e punës,  formalizimi i punëmarrësve , zbatimi i kontratave  nga ana e punëdhënësit , punësimi i të miturve brenda rregullave e kërkon kodi i punës , për mbrojtjen e shëndetit dhe personalitetit të tyre, përmirësimi I kushteve të punës për shmangien e aksidenteve në punë,  mbeten prioritet I drejtorisë së inspektoratit të punës edhe për vitin 2024.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme