Shkelet vendimi i gjykatës, vijojnë punimet për HEC-in në Fan të Mirditës. Ndërhyn policia

Sociale | 3 vite më parë

Ndonëse 5 muaj më parë me vendim gjykate është urdhëruar ndërprerja e  punimeve për HEC-et dhe fabrikën e ujit në Thirrë të Mirditës, sot rezultoi e kundërta.

“Këtu nuk ka pasur asnjë metër të punuar kur e kemi bllokuar ne. Tani ata kanë punuar në të zezë, nuk pyesin njeri”, tha Edmond Gjonaj, Administrator i Njësisë Fan, Mirditë

Banorë të fshatrave Thirrë, Sang dhe Hebe që preken nga këto ndërtime thonë se janë të vendosur në betejën e tyre për mbrojtjen e burimeve ujore dhe ekosistemit të zonës.

“Kemi fituar gjyqin në shkallë të parë edhe në Apel dhe zyra e përmbarimit ka vendosur një bllokim, por këto nuk duan t’ia dinë. Se ca do bëhet me këtë komuniteti nuk bëhet fjalë”

“Nga dita e përmbarimit nuk ka pasur kanale, sot kanë hapur 500 metra kanal dhe sot i kapëm në flagrancë për të futur tubat e ujit.”

“Ne nuk do ta lejojmë të fusin tubat e ujit, do mbrojmë të të drejtat tona”, thanë disa nga banorët.

Pas sinjalizimit nga Bashkia Mirditë, policia mbërriti në kantierin e ndërtimit dhe pasi u njoh me dokumentacionin bëri të gjitha veprimet dhe referoi materialet në prokurori për kompaninë që kishte shkelur vendimin e gjykatës.

Gazetare: Nermin Spahiu

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme