Matja e densitetit kockor, nga muaji shtator ky shërbim edhe në spitalin rajonal të Kukësit

Në spitalin rajonal të qytetit të Kukësit është shtuar shërbimi për matjen e densitetit kockor ose sic quhet ndryshe deksa.
Mjeku ortoped Sulejman Sokoli tha se ky shërbim për spitalin është tejet I rëndësishëm pasi iu vjen në ndihmë shumë pacientëve.
“Në spitalin tonë kohët e fundit ka ardhur edhe aparatura për të matur densitetin kockor e cila është shumë e vlefshme sepse me parë bëhej në Tiranë. Ajo bën të mundur saktësimin edhe të shkallës se osteoporozës dhe trajtimin më të saktë të saj”, tha mjeku Sulejman Sokoli.
Matjen e densitetit kockor mund ta bëjë vetëm mosha e tretë.
“Mosha e tretë sidomos gratë mbas menopauzës duhet të paraqiten të bëjnë ekzaminimin deksa dhe të marrin trajtimin e duhur”, tha mjeku.
Ky shërbim në spitalin rajonal ka hyrë që në muajin shtator.
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




