Administrimi i mirëmbajtjes së pallateve, arkitektja: Duhet transparencë e fondeve. Duan një muaj të ndërrojnë një poç të djegur

Prej vitit 2009 është vendosur ligji i bashkëpronësisë për vendosjen e administratorit në pallate, i cili duhet të mirëmbajë pikërisht këtë hapësirë të përbashkët për të cilat çdo familje paguan çdo muaj. Një nga shqetësimet e ngritura në këtë rast ishte nga arkitektja Jona Aga, e cila tha se nuk ka një transparencë të fondeve që mblidhen dhe se ku shpenzohen.
Në “Jetë Shqiptare” në RTSH, arkitektja tha se mirëmbajtja e hapësirave të përbashkëta nuk duhet të jetë vetëm sociale dhe morale por edhe nga ana e planifikimit ku të ketë një hapësirë të dedikuar për çdo gjë.
“Bashkëjetesa në komunitet është e vështirë. Vështirësitë nuk lindin vetëm nga sociale por edhe ana e planifikimit. Unë nuk e kam kuptuar pse administratorët kanë disa fletushka si mandat pagese dhe unë nuk e di se ku shkojnë ato para. Këto mandate mund t’i blesh kudo. Ne paguajmë por se çfarë bëhet me këto para nuk dihet. Pra duhet të jetë një gjë më e institucionalizuar dhe të bëhet transparencë për fondet. Unë mund të shoh një poç të djegur dhe duhet një muaj që administratori ta rregullojë.”, tha ajo.
Edhe administratori Adem Cemurati tha se “çdo administrator një herë në 3 muaj duhet të bëjë transparencë se ku shpenzohen ato para”.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




