Bie numri i nxënësve në shkolla- 6% më pak nxënës në qarqet Korçë, Elbasan dhe Berat

Sociale | 3 vite më parë

Drejtoria Rajonale e Arsimit Parauniversitar Korçë ka zhvilluar këtë të premte analizën vjetore të punës dhe arritjeve në institucionet arsimore që janë nën juridiksionin e saj.

Referuar raportit publik, drejtorja e këtij institucioni Vinjola Rota ka bërë të ditur se numri i përgjithshëm i nxënësve në arsimin parauniversitar përfshirë edhe fëmijët e arsimit parashkollor ka pësuar një rënie prej 6% krahasuar me vitin 2022.

Më tej Rota është ndalur edhe tek çështje të tjera si shërbimi psiko-social, fëmijët me nevoja të veçanta, si dhe rastet e braktisjes shkollore.

Drejtoria Rajonale e Arsimit Parauniversitar Korçë shtrin juridiksionin e saj në të gjitha institucionet arsimore të qarqeve Korçë, Elbasan dhe Berat, duke patur në përbërje 17 zyra vendore dhe 599 institucione arsimore në të gjitha nivelet, nga arsimi parashkollor deri në arsimin e mesëm të lartë.

RTSH


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme