”Dhuro gjak, shpëto jetë” – Qytetarët e Lezhës i bashkohen thirrjes së Qendrës së Transfuzionit të Gjakut

“Dhuro gjak, shpëto jetë dhe mbro shëndetin”. Me këtë moto Qendra Kombëtare e Trasfuzionit të Gjakut, zhvilloi një fushatë sensibilizuese në Lezhë për dhurimin vullnetar të gjakut. Thirrjes së bluzave të bardha ju përgjigjen dhjetëra qytetar dhe punonjës të administratës së Bashkisë Lezhë, të cilët dhuruan gjak për personat në nevoje.
Numri i personave që dhurojnë gjak po vjen gjithnjë në rritje thotë mjeku i Qendrës Kombëtare të Trasfuzionit të Gjakut Endrit Susaj.
“Qyteti i Lezhës është një qytet i cili dhuron gjak dhe çdo vit e më shumë vijnë e dhurojnë gjak në ndihmë të atyre që kanë nevojë”, tha mjeku.
Gjaku i dhuruar do të shkojë për fëmijët talasemik, ku 500 pacientë trajtohen çdo dy javë duke bërë transfusion të gjakut.
RTSH
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




