Kundërshti për rrugën Thumanë-Kashar, banorët kërkojnë mbikalime e nënkalime

Banorët e fshatrave Bilaj dhe Murqine vijojnë të kërkojnë të dëgjohen e të reflektohen ndryshime në projektin e rrugës Thumanë- Kashar.
Sipas tyre mungesa e mbikalimeve dhe nënkalimeve u krijon shumë vështirësi në qarkullim, duke u kushtuar kohë dhe para
“Shkaku më kryesor është se nuk është zbatuar projekti mbi të cilin është ndërtuar kjo rrugë. Kryesorja është mbyllja e rrugëve të llixhës. Ne nuk dimë asgjë se çfarë do të bëhet me ne, as me rrugën as me kanalet. Më duhet të bëj 5 kilometra rrugë të shkoj tek toka”, shprehet banori.
“Nuk jemi kundër rrugës që të bëhet diçka për të mirën e komunitetit, por ne nuk duhet të na cenohet e drejta. Kërkojmë mbikalim ose nënkalim këtu dhe tek llixhat si dhe riasfaltimin e rrugës që është prishur nga kjo firmë”, shprehet një tjetër banor.
Aksi Thumanë- Kashar, me gjatësi afro 21 km, është pjesë e Korridorit Blu. Ndërtimi i tij pritet të lehtësojë trafikun në aksin ekzistues, të lidhë më mirë aeroportin me portin e Durrësit, veriun dhe Kosovën si dhe të ndikojë në zhvillimin ekonomik të zonës.
RTSH
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




