Përmirësohet situata epidemiologjike në vend, 17 raste me virusin Koksaki në Tiranë

Sociale | 3 vite më parë

Përmirësohet situata epidemiologjike në vend. Java e fundit e janarit shënoi rënien e kurbës së infeksioneve respiratore të rrugëve të sipërme e të poshtme në vend.

Siç shihet edhe në paraqitjen grafike të buletinit të përjavshëm të ISHP, konfirmohet se numri i infeksioneve respiratore ra në 16 101 raste nga 17 052 raste që ishin një javë më parë.

Sipas ISHP situata paraqitet më e qetë edhe tek fëmijët. Sëmundshmëria tek kjo grupmoshë është përgjysmuar në numër nga java në javë.

Sipas të dhënave kemi më pak të sëmurë tek fëmijët nën 5 vjeç, dhe 4 herë më shumë tek ata mbi 5 vjeç.

Ndërkohë ISHP bën të ditur se tek fëmijët po qarkullon edhe virusi Koksaki, ose siç quhet ndryshe  duar -këmbë-gojë, e cila është ngjitëse, shoqërohet me temperaturë dhe acarim të lëkurës në pjesën e gojës, duarve dhe këmbëve.

Numrin më të lartë të fëmijëve të prekur e mban Tirana me 17 raste dhe më pak qytetet e tjera.

Ndërkohë gripi në vend vijon të qarkulloje e po kështu kemi edhe raste në spital, por intensiteti i qarkullimit të  infeksioneve respiratore ka filluar rënien.

Gazetare: Sonila Mlloja 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme