Roli i shoqërisë civile, KSHH publikon gjetjet për ndikimin e shoqërisë civile në vendimmarrje

Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka publikuar një dokument politikash, ku nënvizon tendencën në tkurrje të rolit të shoqërisë civile.
Sipas përfaqësueses së KSHH, Ardita Kolmarku kjo tendencë ndikohet nga disa faktorë.
“Tashmë shoqëria civile varet tërësisht nga pjesa e strategjisë së donatorëve dhe kjo na bën ndonjëherë të pamundur që të jemi pjesë e një sërë reagimeve, apo iniciativave që në fakt në mënyrë të përbashkët duhen marrë për kauza të ndryshme sociale. Dhe ai efekti i ikjes së një pjesë e atyre të njohur si intelektualë dhe të rinjtë e vendit , kanë ndikuar edhe kapacitete njerëzore”, u shpreh Kolmarku.
Nga ana tjetër Agjencia e Mbështetjes së Shoqërisë civile, entit publik buxhetor që synon të nxisë rolin e shoqërisë civile përmes mbështetjes financiare ka një tjetër qëndrim.
“Shoqëria civile ka qenë shumë aktive që nga ngritja e Këshillit. Ndryshimet qeveritare, ndonjëherë na pengojnë për të shtyrë disa çështje kryesore, por vullneti politik nga ana e qeverisë, të paktën me përfaqësues të Këshillit ka qenë goxha i lartë”
Roli i shoqërisë civile është vendimtar për funksionimin e një shoqërie demokratike. Ndërsa për vendet e rajonit të Ballkanit ka një rëndësi të veçantë edhe në procesin e integrimit europian.
Gazetare: Albana Agolli
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




