Shtohen vaksinimet kundër fruthit tek fëmijët – 5 ditë afat nga dita që njoftohen

Sociale | 3 vite më parë

Infektimet me fruth nxorën në pah edhe numrin e lartë të fëmijëve të pa vaksinuar, vetëm në Tiranë sipas ISHP rreth 13 mijë.

Mjekja pediatre e QSH.10 thotë se që prej një jave është rritur me shpejtësi numri i vaksinimeve ndaj fruthit tek fëmijët që kishin kaluar moshën.

“Vetëm javën e kaluar janë bërë rreth 100 vaksina dozë e parë të fëmijët të pa vaksinuar nga fruthi dhe 60 vaksina të dozës së dytë. Kjo do të thotë se është rritur ndërgjegjësimi dhe kërkesa e prindërve për të bërë këtë vaksinë”, tha mjekja.

Me fëmijët ende të pa vaksinuar grupet në terren kanë lënë tolerancën e fundit.

“Infermierët e konsultorit kanë shkuar në kopshte apo çerdhe të zonës, shtetërore apo privat dhe kanë identifikuar fëmijët të cilët frekuentojnë institucionet të pavaksinuar dhe i kanë lënë një afat kohor prej 5 ditësh që të vaksinohen dhe të marrin vërtetimin e vaksinave”, shton ajo.

Drejtuesit e institucioneve parashkollore janë njoftuar nga qendrat shëndetësore që të mos lejojnë të frekuentojë më asnjë fëmijë ta pavaksinuar, 5 ditë pasi merr njoftimin nga konsultori për këtë vaksinë.

Gazetare: Sonila Mlloja

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme