Mjekja që zgjodhi Voskopojën, Arjola Naçi: Guri i rëndë peshon në vend të vet

Prej 6 vitesh ushtron detyrën si mjeke e përgjithshme në qendrën shëndetësore të Voskopojës. Arjola Naçi është një mjeke e re nga Tirana, e cila ndryshe nga kolegët e saj që kërkojnë të punojnë në kryeqytet apo edhe të largohen nga vendi, profesionin e saj e ushtron në fshatin turistik të Voskopojës, të cilin e ka zgjedhur me shumë dëshirë.
“Unë jam nga Tirana, jam martuar në Korçë dhe e kam shumë kënaqësi të ardhurën në Voskopojë. Mund të them që është një qytezë dhe ndër më të vjetrat”, tha mjekja e përgjithshme Arjola Naçi.
Mjekja ka zgjedhur që të udhëtojë çdo ditë nga Korça drejt Voskopojës për të ushtruar profesionin e saj, kjo pasi siç shprehet edhe vetë guri rëndon në vendin e vet. Ajo ka një thirrje edhe për kolegët e saj që sot kërkojnë të largohen.
“Kam pasur mundësi edhe në Tiranë, kam pasur mundësi edhe me kolegë të huaj, kam punuar edhe jashtë dhe të ardhurin ne Korçë dhe aq më shumë në Voskopojë e kam zgjedhur me dëshirën time”, tha mjekja.
Në qendrën shëndetësore të Voskopojës ka një mjek dhe 5 infermierë. Aty trajtohen rreth 1700 banorë duke përfshirë edhe fshatrat Gjonomadh e Lavdar.
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




