Alarmi për fruth, mjekët: Stepje e madhe për vaksinën. Ajo mbron, nuk shkakton sëmundje

Pas zbulimit të rasteve të para me fruth në vendin tonë, prindër të vonuar me këtë vaksinë janë paraqitur të shqetësuar për të vaksinuar fëmijët.
Mjekja pediatre, Sonila Brati thotë se vaksinimi ndaj MMR është bërë sfidë më vete. Sapo mbush vitin e parë të jetës fëmija, aty ndalon çdo gjë.
“Aty fillon stepja, fillon një frikë e madhe. Djegin edhe vaksinën e pneumokokut që është në moshën 1 vjeç dhe atë të MMR e shtyjnë pafundësisht. Ka edhe nga ata që e refuzojnë fare”, shpreh shqetësimin mjekja.
Duket sikur janë prindër të komunitetit myslyman ata që vetëm refuzojnë por në fakt është ndryshe
“Janë zakonisht prindër të lexuar dhe të thelluar ata që kundërshtojnë vaksinimin”, shton ajo.
Mjekja tregon se fruthi është një sëmundje virale shumë ngjitëse. Një i sëmurë infekton deri 12 persona të tjerë.
“Ka një periudhë inkubacioni që shkon 14 deri në 21 ditë ndërkohë që personi mund të jetë i prekur apo infektuar nga fruthi dhe ka një probalitet të madh për të infektuar deri në 12 persona të tjerë”, thotë mjekja.
Mjekja i bën thirrje prindërve të bëjnë kujdes ndaj këtyre shenjave.
“E para është temperatura që mund të shkojë deri në 38 apo 38 e gjysëm, kollë, rrufë, lodhje, lodhje fyti”, shprehet mjekja.
Vaksinimi ndihmon shumë fëmijët që nëse preken nga ky infeksion ta kalojnë lehtë sëmundjen.
Gazetare: Sonila Mlloja
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



