1300 punëkërkues në Has, refuzohet punësimi në subjektet private

Sociale | 3 vite më parë

Në Bashkinë e Hasit, afro 1300 persona janë në kërkim të një pune. Por pavarësisht ofertave për punë nga sektori privat, ata refuzojnë duke preferuar institucionet shtetërore.

Pranë agjensisë së punësimit dhe aftësive në Has janë të regjistruar afro 1300 punëkërkues që presin të punësohen ndërkohë sipas të dhënave janë vetëm 5 vende të lira në institucionet shtetërore. 

Përgjegjësi  Bujar Xhebexhia thotë se zyra në Has ka ndërmjetësuar 36 raste për punësim gjatë vitit 2023.

Me qëllim ofrimin e mundësive për grupmoshat e reja  po zhvillohen kurse profesisonale, përmes bashkëpunimit me bizneset në Gjakovë të Kosovë. 

Me një popullsi zyrtare me rreth 22 000 banorë, në Has përllogaritet të jetojnë pak më shumë se 20% e popullatës, pasi 80% e tyre kanë emigruar. Kjo ka bërë që qyteti të vuajë jo vetëm për krahun e punës dhe njerëzit e aftë për punë, por tani po vuan edhe për tregtarë. 

Në tre bashkitë, Kukës, Has dhe Tropojë janë të regjistruar mbi 6500 punëkërkues. Autoritetet vendore kanë këmbëngulur në nevojën e pranimit të punësimit në sektorin privat, duke kujtuar se refuzimi do të çojë në humbjen e ndihmës ekonomike. 

Gazetare Heriselda Dyrmishi

/ rtsh.al / 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme