“Robotech” në COD, konkurs mes gjimnazistëve për robotikën dhe kodimin

“Robotech” në COD, konkurs mes gjimnazistëve për robotikën dhe kodimin
Sfida e qeverisë shqiptare për impelemnetimin e teknologjisë në shërbimet publike, ka marrë një tjetër shtysë me hapjen në ambjentet e kryeministrisë të konkursit“Robotech”.
Të gjithë nxënësit të apasionuar pas kodimit dhe robotikës, tashmë do të kenë mundësinë të zhvillojnë aftësitë e tyre në konkursin që organizohet në COD.
Ambjentet e COD në kryeministri do të shndërrohen përgjatë javëve në vijim në një laborator të madh shkencor për të rinjtë e të rejat të apasionuar pas teknologjisë, kodimit dhe robotikës.
Konkursi “Robotech”, synon të nxisë shpirtin e garës dhe të përsosë të nxënit në këtë aktivitet unik për nga lloji i vet për nxënësit e 10 gjimazeve më të mira në Tiranë përgjatë 11 javëve kohë zgjatje.
“Robotech”, që nisi si një ide e studentëve për studentët, do të mbikqyrret nga ekspertët më të mirë të shkencave kompjuterike në vend, ndërsa projekti synon shtrirjen edhe në qytetet e tjera të Shqipërisë.
Gazetare Eriselda Dyrmishi
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




