Rikonstruksioni i ambulancës në Pustec – Në këtë godinë do të vendosen disa institucione publike

Sociale | 3 vite më parë

Qendra shëndetësore në Pustec i është nënshtruar tashmë rikonstruksionit. Në këtë godinë, ndërhyrjet kishin munguar, e për pasojë ajo ishte tejet e amortizuar.

Ndërhyrja po kryhet falë mbështetjes së Qeverisë Gjermane ndërsa parashikohet rehabilitimi i të gjitha ambjenteve në mënyrë që shërbimi shëndetësor, për banorët e Pustecit, të ofrohet brenda standardeve.

Drejtuese e Projektit “Rezerva Ndërkufitare e Biosferës së Prespës”, Constanze Schaaff u shpreh se Godina do të shndërrohet në një qendër one stop shop, ku do të ofrohen një sërë shërbimesh.

“Me mbështetjen e projektit të Prespës, të financuar nga Banka për Rindërtim dhe Zhvillim KFV, po investohet për rikonstruksionin e qendrës shëndetësore. Godina do të shndërrohet në një qendër one stop shop, ku do të ofrohen një sërë shërbimesh. Godina po rinovohet me të gjitha masat për efiçencën e energjisë, masat e izolimit të dyerve e dritareve në mënyrë që të plotësohen të gjitha kushtet e kriteret e vendosura. Projekti vjen me mbështetjen e Qeverisë Shqiptare, pasi partnerët tanë kryesorë janë Ministria e Turizmit dhe Mjedisit dhe Administrata Rajonale e Zonave të Mbrojtura dhe ky investim po kryhet në Prespë, si pjesë e Parkut Kombëtar të Prespës. Qëllimi kryesor është që banorët të përfitojnë nga fakti që jetojnë brenda një zone të mbrojtur”, tha ajo. 

Në këtë godinë, pas rikonstruksionit, do të vendosen edhe një sërë institucionesh, si bashkia e Pustecit, shërbimi zjarrfikës si dhe ai i shërbimeve publike të kësaj bashkie. I

Investimi ka vlerën e 330 mijë euro dhe punimet pritet të përfundojnë në pranverë, kjo edhe në varësi të ecurisë së tyre, kushtëzuar nga kushtet e motit.

RTSH


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme