Rriten rastet me kancer nën 50 vjeç, mjekët: Mund të përparojë nga stili i jetesës

Sociale | 3 vite më parë

Nga viti në vit po zbulohen gjithnjë e më shumë raste të kancerit tek moshat nën 50 vjeç . Konstatimi shqetësues ka prekur mbarë  botën përfshirë edhe vendin tonë ku mjeket onkologë po shikohen gjithnjë e më shumë me moshën e re të pacientëve me tumor.

Studimet shkencore fajësojnë stilin e jetesës i cili ka me tepri ekspozimin ndaj faktorëve karcinogjen si ushqimi, duhani, alkooli, përdorimi i tepruar i antibiotikëve dhe çrregullimet e gjumit po ulin çdo ditë vigjilencën tonë imunitare dhe po na ekspozojnë më shumë ndaj tumoreve.

Por ashtu siç po shihet rritje e rasteve tek moshat e reja , po aq po bie edhe vdekshmëria thonë mjekët pasi diagnostikimi i hershëm jep mundësi për rezultate më të mira në terapi.

Gazetare: Sonila Mlloja

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme