Ujërat e zeza në det dhe liqen, Prefektura e Gjirokastrës ngre grupin task-forcë

Qeveria ka miratuar një akt normativ me të cilën synon të japë një zgjidhje të shpejtë problematikës së derdhjes së ujërave të ndotur përgjatë vijës bregdetare, liqenore dhe të lumenjve në të gjithë vendin.
Subjektet duhet të instalojnë impiante për trajtimin e ujërave të zeza në të kundërt do të përballen me masa administrative,
Ndërkohë që Prefektura e Gjirokastra pritet të ngrejë grupin Task-Forcë, për të bërë monitorimin e vijës lumore të Drinos dhe Vjosës
Çdo subjekt që kryen veprimtari pranë zonave bregdetare, bregun e liqeneve dhe lumenjve ka detyre që brenda 90-të ditëve nga hyrja në fuqi e Aktit Normativ të marri masa për sistemimin e ujërave të ndotura.
Masa administrative varet nga kategoria e subjektit, ndotjes mjedisore, e cila varjon nga gjobë në lekë deri në heqje të licensës.
RTSH
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




